
Shkaktoi habi në opinionin publik europian vendimi i Agjencisë Europiane të Sigurisë Ushqimore disa javëve më parë për të aprovuar disa specie krimbash si burim i shëndetshëm ushqimi.
Të shumtë ishin ata që komentuan se vendimi ishte teknik, dhe se do të refuzohej nga vendet anëtare të BE. Por kjo nuk ndodhi, përkundrazi. Komisioni Europian miratoi sot përdorimin e larvës që i përket një brumbulli i tipit Tenebrio molitor, i quajtur edhe insekti i miellit.
Komisioni Europian miratoi sot përdorimin e larvës që i përket një brumbulli si ushqim Larva i përket një brumbulli i tipit Tenebrio molitor, i quajtur edhe insekti i miellit Ky është insekti i parë që miratohet në BE, ndërkohë që në Azi kjo është një traditë e hershme Larvat sipas ekspertëve janë të pasur me proteina Mundësia e tregtimit të insekteve në BE ishte rregulluar me ligj qysh në vitin 2018 Brumbulli dhe larvat e saj
Larvat sipas ekspertëve janë të pasur me proteina, dhe mund të përfaqësojnë një burim ushqimi me kosto të ulët, që mund të hahen të pjekur, me një shije që kujton atë të kikirikut, por edhe si pjesë e miellit dhe produkteve të tij.
Mundësia e tregtimit të insekteve në BE ishte rregulluar me ligj qysh në vitin 2018, por ky është ”produkti” i parë konkret, që mund të shfaqet herët o vonë në tavolinat tona.