Është e vetmja pjesë trupi që ¾ e njerëzve nuk e lajnë rregullisht kur bëjnë dush, por ekspertët e shëndetësisë në SHBA po bëjnë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje këmbëve.
Ata thonë se larja e tyre çdo ditë me sapun dhe fërkimi i mirë mes gishatve parandalon krijimin e mykut, që po vihet re gjithmonë e më shumë në popullatë.
Sipas ekspertëve, shumë njerëz nuk i lajnë këmbët, duke menduar se uji me sapun që bie mbi to mjafton për t’i mbajtur të pastra.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se këmbët duhen larë me ujë dhe sapun çdo ditë, duke fërkuar mirë mes gishtave. Pas larjes, ato duhen tharë mirë përpara se të vishen çorapët osë këpucët.
Advertisement