Një nga faktorët që shkakton ankthin e fëmijërisë, gjendet në mënyrën e prindërimit. Të paktën kështu tregoi një studim i 900 binjakëve. Siç vëzhguan studiuesit, nuk është vetëm ADN-ja , por edhe mjedisi, ai që luan një rol në nivelet e stresit që zhvillon një fëmijë. Ekspertët supozojnë se fëmija kopjon sjelljet ankthioze të prindërve të tij, edhe nëse ai beson ose bën çmos që të mos ia kalojë ato.

Teksa një fëmijë vëzhgon frikën dhe ankthet e prindit të tij që i shpreh ato përmes veprimeve dhe fjalëve të tij, ai gradualisht i adopton ato.

Sido që të jetë, modeli i të ashtuquajturit “prind helikopter”, i cili është mbi fëmijën në çdo hap, duke e tepruar dhe duke e kontrolluar jetën e tij në një shkallë të tepruar, sigurisht që nuk i bën dobi shëndetit mendor të fëmijës.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjë një prind është t’i japë fëmijës së tyre mundësinë për t’u përballur me sfidat dhe detyrat sipas moshës dhe nivelit të frikës,” këshillon një nga autoret e studimit, Thaila Eley.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";