Princi William nxjerr në shitje Range Roverin e tij, ka vetëm 50 mijë kilometra

Një makinë Range Rover e përdorur nga Duka dhe Dukesha e Kembrixh pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm për një çmim që fillon nga 30 mijë paund.

Range Rover Vogue SE SUV i vitit 2013 është e limituar dhe ajo u prodhua nga Departamenti i Land Rover për personat e rëndësishëm, sipas kërkesave të madhërisë së tij.

Makina me shumë mundësi është dizenjuar për familjare, pasi Princi George lindi atë vit. Ajo është fotografuar duke u përdorur nga çifti në një vizitë në Perthshire gjatë turneut të tyre në Skoci në 2014 – që do të thotë se ofertuesit kanë mundësinë të posedojnë një automjet që është vërtet i përshtatshëm për mbretër. Sipas të dhënave, Range Roveri ka bërë deri tani 50 mijë kilometra

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";