Një prind nga Nju Jorku, i cili dëshiron që të martohet me fëmijën e tij biologjik, ka kërkuar nga gjykata federale e Manhatanit që ta deklarojë antikushtetues ligjin që ndalon incestin, me pretendimin se martesa është çështje e “autonomisë individuale”.

Sipas “New York Post”, në padinë ndaj ligjit nuk specifikohen gjinia, mosha apo vendbanimi i prindit dhe fëmijës.

Sipas tyre, “lidhja në martesë do t’i bashkonte ata më shumë në një nivel intim dhe shpirtëror”.

Prindi thotë se duan që t’i propozojnë njëri-tjetrit, por nuk e kanë bërë ende diçka të tillë nga frika se mund të shkaktojnë “dëm emocional” nëse fejohen dhe nuk mund të martohen dot ligjërisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ligji në Nju Jork thotë se incesti dënohet deri në 4 vite burgim.