
Okland, Zelandë e Re Osaka, Japoni Adelaide, Australi Uellington, Zelandë e Re Tokio, Japoni Perth, Australi Zyrih, Zvicër Gjenevë, Zvicër Melburn, Australi Brisbejn, Australi Qytetet më të këqija për të jetuar për vitin 2021: 1. Damask, Siri (në foto); 2. Lagos, Nigeri; 3. Port Moresby, Papua Guinea e Re; 4. Dhaka, Bangladesh; 5. Algjer, Algjeri; 6. Tripoli, Libi; 7. Karaçi, Pakistan; 8. Harare, Zimbabve; 9. Douala, Kamerun; 10. Karakas, Venezuelë.
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar tmerësisht shumë mbi jetueshmërinë në të gjithë botën. Përhapja e koronavirusit, kufizimet mbi lëvizjen e lirë dhe izolimi i njerëzve nëpër banesa ka prekur jetët e gjithkujt.
Por disa qytete mund të tregojnë një histori shumë më të suksesshme se të tjerët në menaxhimin e pandemisë, duke bërë që banorët e tyre të rikthehen më shpejt në normalitet. Zelanda e Re është lavdëruar veçanërisht për mënyrën se si e ka administruar krizën, kështu që nuk është befasi që një prej qyteteve të saj është shpallur si më i miri për të jetuar për vitin 2021.
Okland (Auckland) u rendit në krye të një liste të përpiluar nga “The Economist Intelligence Unit”, të quajtur Indeksi i Jetueshmërisë dhe që ka vlerësuar 140 qytete në të gjithë botën. Vitin e kaluar, lista nuk u përpilua, por Vjena ishte në vend të parë në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa këtë vit ka zbritur në vend të 12.
Në përpilimin e listës janë përdorur kritere si qëndrueshmëria e jetës, shërbimi shëndetësor, kultura, mjedisi, arsimi dhe infrastruktura.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të mësuar qytetet ku jetohet më mirë dhe më keq.