
Një grup shkencëtarësh kanë gjetur kafshën më të vjetër në botë në brigjet e Belizes. Sipas revistës shkencore ‘Marine Biology’, bëhet fjalë për peshkaqenin Grenlandë, peshkaqeni më jetëgjatë në Tokë.
“Papritmas pamë një krijesë shumë të ngadaltë dhe dembele nën sipërfaqen e ujit. Dukej si diçka nga kohët parahistorike”, tha biologu nga Laboratori i Ekologjisë së Konservimit në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, Devanshi Kasana.




Në fakt, ekspertët vlerësojnë se ky peshkaqen është i vitit 1505. Kjo specie është parë tashmë disa vite më parë. Tani, ai është rishfaqur në Detin Karaibe dhe është një gjetje e pabesueshme. Zbulimi ngre pyetjen nëse ky peshkaqen i Grenlandës migroi në Karaibe nga ujërat e Arktikut apo nëse e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij thellë në ujërat tropikale të rajonit. Pyetja mbetet pa përgjigje, por ka shumë mundësi që këto krijesa enigmatike enden në thellësitë e errëta të Karaibeve, të fshehura nga sytë tanë.
Kjo specie mund të jetë më shumë se 500 vjeç dhe mund të arrijë pesë ose gjashtë metra gjatësi, duke e bërë atë një nga më të mëdhenjtë në botë. Rritja e saj është e ngadaltë dhe progresive (një centimetër në vit) dhe femrat arrijnë pjekurinë seksuale pas 100 vjetësh.
Këta peshkaqen kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në errësirë, mijëra metra nën ujë, ku rriten ngadalë, lëvizin ngadalë dhe plaken ngadalë. Në det të thellë, ku lëndët ushqyese janë të pakta, lëvizja e ngadalshme bëhet për të ruajtur energjinë. Përveç kësaj, ata janë pothuajse plotësisht të verbër dhe lëvizin sipas fushës magnetike të Tokës. Në veçanti, peshkaqenët e Grenlandës janë përshtatur qartësisht mirë me këto thellësi: ata jetojnë për më shumë se dy shekuj e gjysmë, dhe ndoshta shumë më gjatë.