minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shënimet e Darwinit nuk gjenden në biblotekë, dyshohet se janë vjedhur për vlerën e tyre të paçmuar

0
Shënimet e Darwinit nuk gjenden në biblotekë, dyshohet se janë vjedhur për vlerën e tyre të paçmuar

Dy blloqe që dikur i përkisnin Charles Darwin, dhe për të cilat besohet se vlejnë miliona paund, “ka gjasa të jenë vjedhur” pasi ishin zhdukur për dy dekada, tha të martën Biblioteka e Universitetit të Kembrixhit.

Blloqet, njëra prej të cilave përmbante skicën e Darvinit, “Pema e Jetës” në vitin 1837, ishin hequr nga koleksionet speciale të universitetit, ku ruheshin sende të rralla dhe me vlerë, për t’u fotografuar në shtator të vitit 2000, tha biblioteka në një deklaratë.

Artikujt u regjistruan si të fotografuar në nëntor të të njëjtit vit, por një kontroll rutinë në janar 2001 zbuloi se kutia e vogël që përmbante librat nuk ishte kthyer në vendin e duhur.

Për vite, stafi i biblotekës në universitet kishin supozuar se librat, të njohur si “Fletoret e Transmutimit”, thjesht kishin humbur në bibliotekën e gjerë, e cila është shtëpia e më shumë se 210 kilometra rafte dhe rreth 10 milion libra, harta , dhe dorëshkrime.

Advertisement

Megjithatë, pas një kërkimi “shterues” për artikujt, të cilët, sipas universitetit, ka të ngjarë të vlejnë “miliona paund”, librat konsiderohen të zhdukur dhe ka të ngjarë të jenë vjedhur.

Artikujt e zhdukur janë raportuar në policinë e Cambridgeshire dhe janë regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Artit të Humbur, si dhe në bazën e të dhënave të Psyche të Interpolit për veprat e vjedhura të artit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit