Një sherr masiv ka ndodhur në një dasmë të zhvilluar në Manchester më 24 gusht, ndërsa tashmë janë publikuar pamjet e rëndë.
Dasma madhështore ishte duke u mbajtur në Regent Hall kur një burrë iu afrua një të ftuari dhe e goditi atë në kapele. Kaq mjaftoi dhe nisi një sherr masiv, i cili ka zgjatur për rreth 6 minuta, deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.
Shkaqet e nisjes së sherrit janë ende të paqarta, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një nga të ftuarit pasi ka sulmuar fizikisht edhe një nga oficerët e policisë. Ndërkohë, Daily Mail shkruan se fatmirësisht asnjë nga personat e përfshirë në sherr nuk ka pësuar dëmtime të rënda.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";