Makina ikonike Aston Martin në ngjyrë gri, e përdorur nga James Bond në filimin “No Time to die” u shit për më shumë se 3 milionë dollarë, në një ankand në Londër.
Shtëpia e ankandeve Christie’s tha se makina e rrallë, vetëm 1 nga dy të tilla në botë, është tashmë pronë e një blerësi anonim, që e kërkoi me ngulm përmes telefonit.
Pjesë e ankandit nuk ishte vetëm makina mahnitëse Aston Martin, por edhe disa prej kostumeve të veshura nga aktori Daniel Craig në rolin e James Bond apo edhe kujtime të tjera nga filmi, me rastin e 60-vjetorit të krijimit të agjentit të famshëm 007.
Ankandi për objektet e tjera në shitje do të qëndrojë i hapur deri me 5 tetor, që në Britani njihet ndryshe edhe si dita James Bond.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";