minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shitet për shumën rekord ora e perandorit të fundit kinez

0

Një orë që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit kinez nga dinastia Qing, u shit në një ankand në Hong-Kong për shifrën rekord të 5.1 milionë dollarëve.

Një koleksionist aziatik, rezident në Hong-Kong arriti të bëjë të tijën orën e rrallë, Patek Philippe, që më herët i përkiste Aisin-Gioro Puyi, pas 6 minutash rritjesh të njëpasnjëshme të ofertave.

Kreu i ankandit, Thomas Perazzi, tregoi për mediat ndërkombëtare se kjo ishte shifra më e lartë e arritur ndonjëherë në një ankand për orën e një perandori.

Sipas shtëpisë së ankandeve, matësi i kohës ishte një ndër 8 orat Patek Philippe Reference 96 Quantieme Lune, të cilët perandori ia dhuroi përkthyesit të tij rus kur ai u burgos nga Bashkimi Sovjetik.

Advertisement

I lindur në 1906, Aisin-Gioro Puyi ishte perandori i fundit i Kinës, sundimi i të cilit nisi që kur ishte në moshën 2 vjeç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit