minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shkencëtarët i kanë vënë emrin e Leonardo DiCaprio-s, një peme të rrallë

0
Shkencëtarët i kanë vënë emrin e Leonardo DiCaprio-s, një peme të rrallë

Shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror, Kew, thanë se donin të nderonin yllin e kinematografisë, Leonardo DiCaprio, për ndihmën e tij të dhënë në shpëtimin e një pylli shiu nga prerja. Ata menduan t’i vendosin emrin e DiCaprio-s një peme të rrallë, që rritet vetëm në pyllin e Kamerunit, i njohur për biodiversitetin e tij të jashtëzakonshëm. Pema mban emri zyrtar shkencor, “Uvariopsis dicaprio”.

Ekspertët dhe shkencëtarët u tmerruan kur dëgjuan planet për prerjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të pyllit Ebo në Kamerun, një nga pyjet më të mëdha e të paprekura në Afrikën Qendrore, i njohur për florën dhe faunën unike. Ata i shkruan një letër qeverisë mbi këtë çështje dhe DiCaprio reagoi menjëherë me postimet në rrjetet sociale, që duket se i dhanë vrull fushatës. Qeveria më vonë anuloi planet për prerjen e pyllit.

Pema e vogël tropikale, e emëruar “dicaprio”, është një pemë me gjelbërim të përhershëm, ka lule të verdha me shkëlqim që rriten nga trungu i saj dhe gjendet vetëm në një zonë të vogël të pyllit. Gjithashtu, shkencëtarët emërtuan edhe një numër të konsiderueshëm bimësh të tjera të rralla, të gjetura në pyllin tropikal. Emrat dhe specifikat e çdo bime të zbuluar, u botuan në një revistë shkencore të këtij viti.  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit