“Shtëpia prej uiski” e kontrabandistit të epokës së prohibicionit

Kur një çift nga fshati Ames, Nju Jork, mori vesh se shtëpia e tyre 100-vjeçare ishte ndërtuar nga një kontrabandist, ata menduan se ishte thjesht një legjendë urbane. Por gjatë punimeve për rinovimin e shtëpisë, ata bënë një zbulim që i bëri të kuptonin se ndoshta legjenda ishte e vërtetë.

Në fillim të tetorit, Nick Drummond dhe Patrick Bakker, thanë se kishin gjetur më shumë se 66 shishe uiski të prodhuar në epokën e prohibicionit, të fshehura brenda mureve të shtëpisë, ndërtuar në vitin 1915.

“Të gjithë muret ishin të mbushura me alkool”, thotë Drummond, në një seri postimesh në rrjetet sociale, për të dokumentuar zbulimin. Ata jetojnë në Ames, rreth 3 orë larg me makinë nga qyteti i Nju Jorkut, prej pak më shumë se një viti, dhe vendosën të kryenin disa punime. “Kur e kuptova që ishin shishe me uiski u befasova, por pastaj kuptova që historia e kontrabandistit ishte e vërtetë”, tha Drummond për CNN.

Pronari i vjetër i shtëpisë ishte një gjerman me emrin Konti Adolph Humpfner, i cili përshkruhej në shumë artikuj gazetash të kohësh si njeri i skandaleve. Çifti ka vendosur t’i nxjerrë në shitje shishet e pahapura të gjetura në shtëpi, ku secila mendohet se kap një vlerë prej 1000 dollarësh, tha Drummond.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";