Shumë njerëz të “fiksuar” mund të mendojnë se nëse banania ka nisur të nxihet, atëherë ajo do duhet hedhur pasi është e dëmshme për shëndetin. Mirëpo, nuk është kështu. A e dini se kur duhet hedhur një banane?  Udhëzimi i FDA thotë se për sa kohë që ato nuk janë të mykura nga jashtë, janë krejtësisht të sigurta për t’u ngrënë.

Shumë mund ta lidhin mykun me njollat ​​e zeza që shfaqen në lëkurë, por një teori e tillë është krejtësisht e gabuar. Në fakt, myku shfaqet si njolla të bardha, gri ose jeshile, njësoj si myku në bukë, ndërsa njollat ​​e zeza – madje edhe lëkura e zezë më vete – nuk paralajmërojnë për një kërcënim për shëndetin.

Gjithashtu, një element tjetër që na tregon se banania duhet hedhur është era e keqe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";