A është e mundur t’i rezistosh tundimit të tradhtisë? Psikologët dhe seksologët rekomandojnë të paktën tre strategji që zakonisht përdoren për të mos u dorëzuar. E para është të përmirësoni marrëdhënien në çift që zgjidhet më shpesh, sipas një eksperimenti të përdorur nga 75% e njerëzve, duhet të investoni më shumë në marrëdhënien tuaj dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj. E dyta, e quajtur shmangie proaktive, konsiston në distancimin nga njerëzit e rrezikshëm dhe joshës. Dhe së fundi, mund të jetë e dobishme të përdorni të ashtuquajturin përjashtim nga tundimi, domethënë të përqendroheni te ndjenja e fajit dhe ta detyroni veten ta shihni personin e tretë  në një këndvështrim negativ.

Por në realitet, asnjë nga tre strategjitë nuk është efektive, siç tregohet nga studimi i Universitetit të New Brunswick në Kanada, i cili i identifikoi ato duke intervistuar 362 çifte, të cilët më pas u kontaktuan sërish pas disa kohësh për të kontrolluar nëse kishte pasur tradhti.

Sipas ekspertëve, nëse lind dëshira është e vështirë t’i rezistosh, ndaj është e nevojshme që të mos ekspozoheni ndaj tundimeve, me një përpjekje vullneti.

Një studim tjetër nga Universiteti Shtetëror i Floridës mbi çiftet hetero zbuloi se individët që ishin në gjendje të largonin vëmendjen nga imazhet e njerëzve tërheqës të seksit të kundërt kishin 50% më pak gjasa të tradhtonin. Së fundmi ata që nuk shikojnë përreth i rezistojnë tundimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";