
Një nga stërmbesat e Al Capone kujton se si njërit prej personazheve më të njohur të botës së mafias i pëlqente rrinte në kuzhinë dhe të gatuante makarona. Deirdre Capone tregoi për “Mirror” se ai e mësoi se si të bënte spageti perfekte dhe 80-vjeçarja shtoi se ajo është i vetmi person në botë që e ka njohur më mirë nga të gjithë famëkeqin Al Capone. Ajo ishte vetëm 7 vjeç kur Capone vdiq, në janar 1947, por e mban mend si një njeri shumë të butë e të ndjeshëm.
“Kishte një shenjë në fytyrë, që ia bëri me thikë një djalë. Al Capone i kishte bërë një kompliment motrës së atij djalit dhe ai e goditi me thikë. E urrente atë shenjë dhe mundohej ta fshihte gjithmonë. Është e vështirë që të gjesh një foto të tijën ku nuk mundohet që ta fshehë. Ai donte që të kishte gjithçka perfekte”, kujton Deirdre.
Al Capone Deirdre Capone Ish-shtëpia e Al Capone në Miami Beach
Ajo shton se Al Capone mbante përherë një kapele të bardhë, pasi në filmat me kauboj, të mirët mbanin kapele të bardha: “Duke qenë se media përherë ishte kundër tij dhe përpiqej që t’ia vinte fajin për gjithçka, ai mbante kapele të bardhë që t’i tregonte njerëzve se ishte njeri i mirë. Ndihej i viktimizuar”.
Deirdre thotë se Al Capone “ishte gangster, jo përbindësh”. Ajo beson se ai nuk ka vrarë kurrë njeri personalisht, por pranon se ka urdhëruar vrasje: “Nuk ka asnjë provë që ai të ketë vrarë vetë njerëz. A janë vrarë njerëz? Sigurisht që po. Ajo kohë e historisë amerikane ka qenë si Perëndimi i Egër. Nëse vidhje bagëtinë e dikujt ose i rrëmbeje gruan dikujt, e paguaje shtrenjtë. Në atë kohë, italianët ishin të fundit që merreshin në punë dhe të parët që pushoheshin nga puna”.