Marrja e suplementeve të vitaminës D gjatë muajve të ftohtë është e domosdoshme. Nga mbajtja e kockave tuaja të shëndetshme deri tek rritja e sistemit tuaj imunitar, vitamina D luan një rol vendimtar në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Për më tepër, hulumtimet sugjerojnë se vitamina e diellit mund të parandalojë edhe kancerin .

Mungesa e vitaminës D do të thotë që rreziku për sëmundje të ndryshme, duke përfshirë disa lloje të kancerit, rritet më shumë. Por a mundet që rritja e niveleve të vitaminës D të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes vdekjeprurëse?

Studiuesit e Harvardit filluan të hetojnë lidhjen midis kancerit dhe vitaminës D në një provë të rastësishme, të botuar në revistën JAMA Network Open. Shërbimi shëndetësor sqaron se të rriturit kanë nevojë për 10 mikrogramë vitaminë D në ditë, që është e barabartë me 400 IU.

Pjesëmarrësit në provë ishin të moshës 50 vjeç e lart dhe pa kancer në fillim të studimit. Pas ndjekjes së grupit për një mesatare prej 5.3 vjetësh, ekipi hulumtues zbuloi se suplementet reduktuan rrezikun e kancerit metastatik ose fatal me 17 për qind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";