“Super Nintendo” i parë në botë do të hapet brenda parkut Universal Studios në Osaka të Japonisë, më 4 shkurt të vitit 2021.
Prodhuesi ekzekutiv i Universal Creative, Thomas Geraghty njoftoi datën e hapjes gjatë një konference shtypi brenda parkut.
Ai thotë se risia në Universal Studios do të ofrojë një përvojë që “nuk mund të gjendet askund tjetër në botë” dhe përfshin atraksione të bazuara në serinë e lojërave të njohura Mario, e cila u lançua për herë të parë në vitet 1980, si dhe restorante dhe dyqane dhuratash.
“Garuesit do të garojnë përmes Mbretërisë së Kërpudhave së bashku me Marion, Luigin dhe Princess Peach”, thotë ai.
Parku është rezultat i më shumë se gjashtë viteve të punës midis Universal Creative dhe ekipit Nintendo Creative, të udhëhequr nga Shigeru Miyamoto, krijuesi i Mario dhe drejtori përfaqësues i Nintendos.
Hapja e parkut ishte planifikuar për në vitin 2020, por u vonua për shkak të pandemisë Covid-19.