Frutat e thata janë shumë të pasura me yndyrna të shëndetshme për trupin. Ato janë burim i proteinave bimore, prandaj janë thelbësore për dietat vegjetariane dhe vegane, si dhe rekomandohen për ata që kërkojnë të humbin peshë ose të rrisin masën muskulore. Ky është përfundimi i një studimi spanjoll.

Arrat, lajthitë dhe bajamet na ndihmojnë të kontrollojmë ngopjen, prandaj futja e tyre në dietën tonë rekomandohet për shkak se janë të pasura me proteina, fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Frutat e thata ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike, inflamacionin dhe ul rrezikun e kancerit.

Siç tregon dietologu Miquel Girones, “rekomandohen rreth 30 gramë fruta të thata në ditë” dhe “opsioni më i mirë është të konsumohen pa kripë, sheqer apo mjaltë”.

Kështu, sipas tij, futja e frutave të thata në dietë do të shmangë shtimin në peshë dhe do të na ndihmojë të kontrollojmë peshën tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";