
Princesha e Uellsit ka kopjuar pamjet e vjehrrës së saj. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe kur bëhet fjalë për një ikonë stili si Lady D. Ne po ju sjellim rastet, në të cilat Princesha e Uellsit, ka kopjuar veshjen e Lady Dianës. Që nga fejesa e saj me Princin William, Kate Middleton duket se frymëzohet nga garderoba ikonë e Dianës çdo ditë. Ajo duket se ka studiuar me kujdes veshjen dhe stilin e vjehrrës së saj dhe më pas i rishikon ato. Një punë stilimi e kujdesshme dhe e llogaritur mirë që e sheh me të njëjtat modele fustanesh dhe veshjesh si Lady D, dikur duke zgjedhur të njëjtat ngjyra apo printe.
Një shembull i kësaj është fustani që princesha Diana veshi në provën e saj të dasmës me Princin Charles, dhe pallton e saj dyngjyrëshe, e veshur gjatë një vizite në Sandringham. Ndër pamjet e mbrëmjes duket edhe fustani i gjatë i zi i zgjedhur nga Diana për një banket në Bon të Gjermanisë, të cilin princesha e ka zbukuruar me diademën Spencer, gjerdanin dhe vathët që i janë dhuruar nga sulltani i Omanit. Madje edhe në modën e maternitetit, Kate u frymëzua nga pamja e vjehrrës së saj me një fustan me pika.
Ka edhe raste të tjera në të cilat Kate Middleton e la veten të frymëzohej nga stili i Princeshës së Uellsit.







Princesha Diana me një fustan të gjatë mbrëmjeje në një banket në Bon të Gjermanisë.

















Kate Middleton e veshur me një pallto me kuadrate të kuqe në Stokholm, Suedi më 31 janar 2018.











Lady Diana në Westminster në Londër me një fustan rozë me kopsa të zeza në kontrast.


Princi Charles dhe Lady Diana Spencer me fustan nusërie në dasmën e tyre në Katedralen e Shën Palit në Londër më 29 korrik 1981.

