
Hëna e mbrëmjes së sotme do të jetë hëna më e madhe dhe e ndritshme e vitit deri më tani për shkak të afërsisë së saj me tokën.
Superhëna e plotë e muajit mars, quhet ndryshe edhe superhëna e “krimbave”.
Ky emërtim aspak i zakontë vjen pasi në mars, me ardhjen e pranverës, dalin sërish në sipërfaqe krimbat e tokës.
Sipas ekspertëve superhëna duket thuajse 30% më e madhe nga sa është në të vërtetë, për shkak se orbita e saj është në pikën më të afërt me planetin tonë.
Advertisement