Thyhet rekordi botëror/ Të jetosh 100 ditë nën ujë, “në emër të shkencës”

Një shkencëtar amerikan ka thyer rekordin për kohën me të gjatë të të jetuarit nën ujë. Në një postim në Instagramin e tij këtë fundjavë, Joe Dituri, veteran i marinës amerikan ose Dr.Deep Sea, siç ai e quan veten, njoftoi se kishte kaluar 73 ditë në det dhe ka synim që në emër të shkencës, të kalojë gjithsej 100 ditë në thellësi.

“Jam i përulur që kurioziteti im për zbulim më ka çuar këtu. Qëllimi im që nga dita e parë ka qenë të frymëzoj, jo vetëm për brezat që do të vijnë, por për shkencëtarët në mbarë globin që studiojnë jetën nën det dhe se si funksionon trupi i njeriut kur ndodhet në mjedise ekstreme. Dhe ndërsa thyerja e rekordit botëror është një moment historik emocionues, misioni im nuk mbaron këtu. Kam edhe 23 ditë të tjera nën det për të kryer kërkime, për t’u angazhuar me nxënës të të gjitha moshave dhe për të vazhduar udhëtimin tim të zbulimit”, shkruan Dituri në postimin e tij.

Ai pritet të kthehet në sipërfaqe më 9 qershor të këtij viti, ku do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të thelluar nga një ekip mjekësor për të mësuar më shumë si reagon trupi i njeriut ndaj një mjedisi të tillë.

Ndërkohë, sipas Guinness, rekordi më i gjatë për të jetuar nën ujë në një habitat është 73 ditë, i mbajtur nga dy biologë amerikanë, Bruce Cantrell dhe Jessica Fain, të cilët qëndruan në të njëjtën shtëpi nënujore si Dituri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Synimi i aventurierit Dituri, është të fluturojë me një një avion të modifikuar në të cilin do të mund të përjetojë gravitetin zero më shumë se një herë.

“Është e gjitha pjesë e ëndrrës së tij për t’u bërë një astronaut civil dhe për të udhëtuar në hapësirë deri në vitin 2026”, shkruhet në faqen zyrtare të Diturit.