Një kultivues në Britaninë e Madhe ka thyer rekordin botëror, duke rritur qepën më të madhe në botë, e cila u prezantua së fundmi në konkursin e perimeve.

Sipas organizatorëve të konkursit, “National English Honor Society Giant Vegetable Competition”, qepa e rritur nga Gareth Griffin peshonte plot 8,97 kg.

Në eventin që u mbajt në Ripon të North Yorkshir u shfaqën dhe shumë perime të tjera gjigante, si lakra, panxharë, kastravecë apo kunguj.

Kultivuesi tjetër Chris Parish mori në shtëpi çmim për kungullin e tij gjigant, që peshonte 102 kg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shfaqja zhvillohet dy herë në vit, në prill dhe shtator, me deri në 30,000 vizitorë që ndjekin konkursin e vjeshtës.