minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Turizmi “outdoor” mendon për sezonin e ardhshëm, trajnohen guidat e rafting nga Shqipëria, Kosova dhe RMV

0

Pandemia ka pothuajse bllokuar fluksin e turistëve në Shqipëri, por përgatitja për sezonin e ardhshëm duhet të fillojë qysh sot.

Kjo natyrisht edhe për atë sektor të turizmit “outdoor”,  të synuar nga të huaj dhe vendas që kërkojnë emocione disi më të forta.

“Active Albania”, një nga shoqatat shqiptare më të njohura në këtë fushë, organizoi së fundmi një trajnim për guidat e para rafting,  me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku qëllimi kryesor është mundësimi i kushteve për të zhvilluar rafting sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Nga trajnimi i “Active Albania”

Në një nga këto trajnime, të kryer në lumin Vjosë, ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, i cili vlerësoi iniciativën. “Me të rinj nga vendet e rajonit që po trajnoheshin nga “Active Albania” për t’u bërë udhërrëfyes turistik në rafting, pata një eksperiencë fantastike në ujërat e kristalta të Vjosës mes një natyre të mrekullueshme”, ishin fjalët e ministrit.

Advertisement

Çuçi  shtoi se “me sportet e aventurës si rafting, hipizmi apo hiking dhe investimet në agroturizëm, zonat rurale kanë një perspektivë të sigurt për zhvillim të qëndrueshëm. Vjosa është një aset i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, një burim të ardhurash për Përmetin dhe sipërmarrjet lokale”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit