minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U zhytën në një prej gropave më të thella të oqeaneve, por gjetën dëshmi të anës së shëmtuar të njerëzimit

0
U zhytën në një prej gropave më të thella të oqeaneve, por gjetën dëshmi të anës së shëmtuar të njerëzimit

Më në fund zhytësit arritën në fund të një prej gropave më të thella nënujore në botë, të gjendur në ujërat pranë Belizes në Oqeanin Atlantik.

Gropa e Madhe Blu është e gjerë 318 metra dhe e thellë 124 metra dhe është një prej atraksioneve turistike kryesore të vendit. Që prej zbulimit të saj ka qenë një prej vendeve më joshëse për kërkuesit, por kishte mbetur e paeksploruar.

Në vitin 2018 një ekspeditë e financuar nga miliarderi Richard Branson arriti të dërgonte njerëzit deri në fund të gropës, por gjatë kësaj jave dëshmia e një prej pjesëmarrëseve hodhi dritë mbi rezultatet e saj. Ekspedita kishte për synim krijimin e një harter 3D të gropës, për të lehtësuar studimin e mëtejshëm të saj.

Sipas Erika Bergman, pjesë e ekuipazhit, fillimisht në gropë kishte breshka uji, peshkaqenë dhe korale gjigante. Por pasi kishin arritur 90 metra thellësi, shenjat e jetës ishin zhdukur. Ajo shpjegoi se një shtresë e trashë squfuri që ndalonte oksigjenin të zbriste më poshtë.

Advertisement

“Gjetëm gaforre të ngordhura, por edhe shishe plastike të hedhura aty dhe një aparat fotografik”, tha Bergman. “Gjetëm edhe trupat e dy njerëzve që kishin tentuar të shkonin deri në fund të gropës, por vendosëm vetëm të njoftonim autoritetet e Belizes dhe të mos ndërmerrnim asnjë veprim për nxjerrjen e tyre.

Shkencëtarët besojnë se Gropa e Madhe Blu është formuar gjatë Epokës së Akullnajave, 14 mijë vite më parë. Sipas tyre, ajo nuk do të ekzistojë edhe për shumë gjatë, për shkak se prurjet e ujit sjellin me vete rërë që e mbush gropën pak e nga pak çdo ditë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit