Një uiski skocez i markës “Cosa Nostra” është tërhequr nga një supermarket në Reggio Emilia të Italisë, për shkak të debatit që lindi në rrjetet sociale nga emri i tij.
Shishja e zezë, në formë mitralozi, është frymëzuar nga “bosët legjendarë Al Capone e Lucky Luciano”, shkruhet në përshkrimin për këtë produkt në faqen e internetit të kompanisë prodhuese.
Ai që e bëri denoncimin ishte një këshilltar lokal i cili kërkoi tërheqjen e produktit pasi sipas tij nuk ishte i përshtatshëm dhe jepte një mesazh të keq.
Për shkak të këtyre polemikave drejtuesit e supermarketit vendosën ta heqin produktin nga raftet duke thënë se janë gati t’i përgjigjen ankesave të çdo klienti.
Advertisement