minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Varreza e kuajve, thatësira shkakton tragjedi në Kazakistan

0

Pamje të rënda janë filmuar në gadishullin Mangistau, në Kazakistan, ku shfaqen dhjetëra kuaj të ngordhur.

Thatësira që ka përshirë vendin, i ka lënë kafshët pa ujë dhe pa ushqim, duke vënë në rrezik jetën e qindra fermerëve që mbajnë gjallë ekonominë e tyre me blegtori.

Në zonën e Mangistau, kjo ka bërë që kuajt të mos kenë asgjë për të ngrënë dhe për të pirë duke përfunduar në grumbuj kockash. Edhe ata kuaj që kanë mbetur gjallë, janë në gjendje të mjerueshme aq sa iu dallohen edhe brinjët.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta janë raportuar në të gjithë rajonin e Azisë Qendrore këtë verë, duke bërë që Kazakistani të kërkojë ujë shtesë nga fqinjët e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit