
Viti 2020 ka qenë tepër i vështirë për Juan Joya Borja, aktorin komik spanjoll, i cili në të gjithë botën u bë i famshëm nga “meme”-t e shumta që dolën në vitin 2015, ku ai qeshte me shpirt duke treguar një histori personale në një emision televiziv të vitit 2007.
Aktori ka qëndruar në hije kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore, që çuan në prerjen e njërës prej këmbëve të tij.
Sipas mediave spanjolle, ai është i shtruar aktualisht në një spital të Seviljes, që shërben edhe si qendër për personat në nevojë dhe që mbahet nga donacionet e njerëzve.
Edhe pse ka probleme me mbylljen e plagës, aktori 65-vjeçar po rekuperohet.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";