Ylli i TikTok i jep fund jetës në moshën 18-vjeçare

E cilësuar si yll TikTok-u, Dazharia Shaffer, ka humbur jetën në moshën 18-vjeçare duke kryer vetëvrasje.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë prindërit e adoleshentës të njohur si “Dee” përmes një videoje në TikTok ku njoftuan se e bija e tyre reja kishte probleme me shëndetin mendor.

“Fatkeqësisht nuk është më me ne. Nuk isha i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Do doja shumë të më kishte folur për streset e saj dhe për mendimet e vetëvrasjes. Mund ta kishim kaluar bashkë këtë.”, shprehet Raheem Alla, i ati i 18-vjeçares teksa i falënderuan të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që iu kishin dhënë.

Një ditë para vdekjes së saj, adoleshentja postoi disa Instastory, në përshkrimin e të cilave shkruhej se ishin postimet e fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E di që po ju acaroj të gjithëve, por këto janë postimet e mia të fundit. Mos u gënjeni nga make up-i, jam e shëmtuar në jetën reale.” Shkruante ajo.

Shaffer ndiqej nga afro 1,5 milionë njerëz në TikTok, ndërsa gëzonte shumë popullaritet edhe në Instagram dhe YouTube.