minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Zbulohen në Namibi gjurmë të njerëzve dhe kafshëve në shkëmbinj

0

Gjurmë të njerëzve dhe të kafshëve të Epokës së gurit janë zbuluar në gdhendjet e shkëmbinjve në Namibi të Afrikës. Aq realiste dhe të pasura në detaje, ato u mundësojnë ekspertëve të rindërtojnë, në mbi 90% të rasteve, jo vetëm specien, por edhe moshën dhe gjininë, duke u bërë një lloj enciklopedie e lënë nga artistët e Epokës së Gurit. Këto gjurmë dolën në dritë dhe u studiuan nga kërkimi i koordinuar nga Instituti gjerman Heinrich Barth në Këln dhe i botuar në revistën Plos One.

Modelet e identifikuara në gdhendjet e lashta shkëmbore ndoshta rrjedhin nga ndikimet kulturore, por kuptimi i tyre mbetet ende i panjohur. Gdhendjet e gjurmëve të kafshëve dhe gjurmëve të njeriut shfaqen në tradita të shumta të artit shkëmbor parahistorik në mbarë botën. Namibia është e pasur me to, por deri më tani ka pasur shumë pak kërkime në lidhje me to.

Për të hedhur pak dritë mbi këtë temë, studiuesit e udhëhequr nga Tilman Lenssen-Erz kërkuan ndihmë nga vendasit e shkretëtirës Kalahari, të cilët janë ekspertë në gjurmimin, për të analizuar gjurmët e gdhendura në gur. Gdhendjet janë aq të detajuara sa vendasit mundën të gjenin edhe putrën e saktë në më shumë se 90% të 513 gdhendjeve të analizuara.

Puna e tyre tregoi se arti prehistorik i shkëmbinjve kishte diversitet më të madh në kafshët e përshkruara përmes gjurmëve, sesa në gdhendjet e vetë kafshëve. Për më tepër, artistët kishin një preferencë të qartë për specie të caktuara dhe kishin më shumë gjasa të përshkruanin kafshë të rritura të seksit mashkull.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit