Miqtë e Leonardo DiCaprio janë të zemëruar me Gigi Hadid. Kjo sepse e akuzojnë se i ka marrë të gjithë kohën e lirë të aktorit duke mos qenë më i disponueshëm për shoqërinë për të dalë dhe për t’u argëtuar.
Jeta e dashurisë së Leonardo DiCaprio është shpesh në krye të lajmeve, për shkak se zakonisht ai preferon të krijojë një lidhje me një vajzë shumë vite më të re se ai.
Mirëpo, kësaj radhe është ndryshe. Sipas miqve, Hadid po i merr gjithë kohën dhe e pengon të shoqërohet me miqtë e tij.
“Ai është shumë më pak i disponueshëm për netët e pokerit dhe daljet dhe miqtë e tij e akuzojnë Gigi-n se ka monopolizuar gjithë kohën e tij ”, tha një burim për RadarOnline.
Dyshja nuk e ka konfirmuar se janë bashkë, por paparacët i kanë fotografuar jo pak herë nën shoqërinë e njeri-tjetrit.