minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

A mund të ishte e mirë ideja e një bashkëqeverisje PS-PD?

0
A mund të ishte e mirë ideja e një bashkëqeverisje PS-PD?

Nga Evald SERREQI — Lëvizja për Ndryshim

Ditët e fundit jemi bërë dëshmitar të një ftese të z. Rama, për z. Basha duke ftuar këtë të fundit në një marrëveshjë politike (PS-PD). Nuk është hera e parë. Në fillim mu duk e çuditshme, aq më tepër kur PS shihet dukshëm e avantazhuar në këto zgjedhje, falë edhe vendimeve të gabuara të mëpërparshme të opozitës së bashkuar (PD-LSI). Pavarsisht kësaj, menjëherë fillova të mendoj se çfarë e mire do t’i vinte Shqipërisë (e jo Partisë) nga një marrëveshje e tillë.

E di që shumëkush e ka të vështirë ta imagjinojë një pakt të tillë, i ndikuar nga mënyra brutale e të bërit politikë prej afro 30 vitesh në vend. Të gjithë jemi dëshmitar i disa marrëveshjeve PS-PD si ajo e vitit 1991, 1997 apo 2017. Pavarsisht qefmbetjeve të klaneve apo grupeve të interesit brënda partiake, Shqipëria “dicka ka fituar”. Ka fituar një farë stabiliteti të përkohshëm.

Nëse shikoni programet e dy partive kryesore PS-PD, do të dalloni qartë që prioritetet e tyre nuk kanë dallime të theksuara.

Advertisement

Të dyja janë të interesuara në hapjen sa më shpejtë të negociatave me BE-në si dhe në përfundimin e Reformës në Drejtësi.

Të dyja janë të shqetësuara për përballimin e krizës së shkaktuar prej termetit e pandemisë Covid-19. Të dyja janë të frikësuara prej një rikthimi të mundshëm të fatkeqsive të tilla, të cilat do t’i impononin çdo qeverie një ndryshim kursi prioritetesh në punën e saj të përditshme.

Jam i sigurt që të dyja, duan që projekti i rindërtimit të mos përfundojë vetëm për shtëpitë e prishura, por të vazhdojë edhe me ndërtesat që e përballuan këtë fatkeqsi por që treguan qartë se janë në rrezik shëmbje, duke shmangur një tragjedi tjetër të mundshme. Zona të tëra urbane kërkojnë kontroll, zhvendosje e rikonceptim, në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarit të thjeshtë, si dhe efikasitetit ekonomik të investimeve publike.

Të dyja janë të interesuara në krijimin e një klime të qetë social-politike dhe ekonomike në vend, klimë e cila do të frymëzonte investitorët vëndas e të huaj të investonin në Shqipëri. Vetëm këto investime do të ndihmonin një rritje të qëndrueshme ekonomike si dhe do mundësonin një ulje reale papunësie.

Advertisement

Për ta arritur këtë klimë jam i sigurt që të dyja janë të gatshme të kryejnë një reforme plotësisht kushtetuese për pronën.

Të dyja duan t’i japin rinisë shqiptare një rrugë të moralshme për të jetuar në Shqipëri. Për këtë do t’i vinte lehtësisht në ndihmë trajtimi dinjitoz i çështjes së të përndjekurve të regjimit komunist që nga viti i largët 1944. Çdo rast i vetëm rezistence ndaj atij regjimi, mund të ishtë një histori frymëzuese për çdo të ri. Koha e tregoi që ata martirë kishin të drejtë. Shqipëria i takon BE-së e Perëndimit! Shoqëria shqiptare i ka borxh përjetësimin e veprës dhe sakrificës së tyre.

Të dyja janë të interesuara në krijimin e një administratë të depolitizuar e cila do t’i rrisë dinjitetin Shtetit Shqiptar.

Të dyja janë të interesuara në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe shëndetësisë, si dy shërbime bazë të jetës së një familje shqiptare.

Advertisement

Të dyja janë të interesuara në nxjerrjen përfundimtare jashtë roli të krimit të organizuar në vend.

Natyrshëm lind pyetja: Pse vallë nuk i realizojnë përfaqësuesit e këtyre partive  këto reforma aq të domosdoshme për shqiptarin e thjeshtë mbasi marrin pushtetin? Çfarë i pengon kur janë në pushtet? Ose më mirë çfarë i detyron të mos i realizojnë?

Ka vetëm një shpjegim : POLARIZIMI. Polarizimi politik është në fakt burimi kryesor i korrupsionit në vend. Influenca, ndikimi i klaneve te errëta kriminale, si dhe interesat e ngushta ekonomike të “oligarkëve” mund të mënjanohen, defaktorizohen, shkëputen, përjashtohen nga bashkëqeverisja PS-PD, ashtu si dhe nga çdo lloj qeverisje e mundshme.  Kush është rruga për ta arritur këtë?

Për ta imponuar dhe garantuar këtë zgjidhje, votuesi shqiptar nuk duhet të tregohet indiferent. Ai nuk ka pse të bëj gabimin e vitit 2017. Ai mundet dhe duhet të votojë masivisht nr 11, Lëvizjen për Ndryshim. Vetëm kështu nuk i lejojmë, madje i “çlirojmë” si Lulzim Bashën dhe PD nga “aleanca e qelbësirave”, po ashtu dhe Edi Ramën dhe PS nga interesat e errëta pranë pushtetit.

Advertisement

Duke qenë në parlament, deputetët e Lëvizjes për Ndryshim do të kenë mundësinë të jenë kontrolluesit  e orientimit të kësaj bashkëqeverisje drejt reformave të lartpërmëndura. Pra do të jemi garantuesit e interesit publik në politikë! Ka ardhur momenti të veprojmë për ta shpejtuar mbylljen  e tranzicionit të tejzgjatur dhe ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit. Ka ardhur koha të ndryshojmë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë e të tregojmë një pjekuri politike.  Vota e secilit prej jush është e rëndësishme për politikën e vëndit. Në këto momente më tepër se kurrë. Indiferenca është vetëvrasje.

Çdokujt që ka frikë nga këto reforma, i kujtoj se fati, e ardhmja, jeta, prosperiteti dhe qetësia e një populli të tërë është shumë më e rëndësishme se interesat e tij personale apo Familjare! Shkoni të votoni… Votoni 11 !

P.S. Mos harroni Faik Konicën: Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit