
Nga Astrit Patozi
Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin.
Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.
Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.
Advertisement
Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare.