minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Basha duhet t’i mësojë të tijtë se idhujt nuk preken

0

Nga Edmond Arizaj

Nje reagim ne kufijte e idiotesise dje per vdekjen e Maradones, nga nje eksponent i PD-se, i sjell Lul Bashes ne tryeze nje problem qe ai nuk mund ta anashkaloje ne keta muaj fushate. Sjelljen me idhujt e njerezve.

Nese ne do te kishim mundesine per sondazhe pas cdo veprimi, apo reagimi politik, ai i djeshmi do shenonte (hamendesim) pike te humbura per PD.

Ne nuk e kemi nje kapacitet te tille, por nisur nga reagimet negative te mijera njerezve, kunder personazhit qe bente bashke Maradonen-drogen-komunizmin-te vdekurit ne Shqiperi me kovid, duke u shprehur krenar se nuk i plaste per vdekjen e idhullit te miliona e miliona njerezve, qindra mijera shqiptare mes tyre, deduksioni eshte i lehte: note negative per Bashen.

Advertisement

Sepse teorikisht eshte ai qe ne keta muaj duhet te mbaje ne kurriz cdo mufke te thene, apo te shkruar nga njerezit e tij, prane tij, apo qe mbrojne siglen e PD.

Basha duhet t’i keshilloje urgjent “influencuesit” mediatike dhe sociale, qe te mos prekin me mendimet e tyre te pavarura dhe te lira, idhujt e njerezve.

Aq me pak, idhujt e vdekur. Basha duhet te mbledhe vota, nuk e ka luksin t’i humbase ato. Vota e nje tifozi, e nje adhuruesi, e nje sportdashesi, eshte e njejte me voten e atij qe s’i plaste per Maradonen.

Vetem se ky qe conte ne te semes Diegon, nje vote ka, ne Shqiperi adhuruesit e Maradones jane me mijera. Hesapet duhet t’i beje vete Basha, sepse ne 25 prill eshte beteja e tij, keta te tjeret buke me kos hane, po u doli dhe ndonje cope mishi, qar e kane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit