
Nga Lutfi Dervishi
1- Në Shqipëri më shpesh bien tërmetet se qeveria, në Kosovë është e kundërta!
2- Në Kosovë policia gjobit ministrin, në Shqipëri është e kundërta.
Në Shqipëri autostrada është me pagesë, në Kosovë Jo!
3- Në Shqipëri autostrada është me pagesë, në Kosovë Jo!
4- Në Kosovë zyrtarët e lartë gjykohen dhe dënohen për korrupsion, në Shqipëri përfliten!
5- Shqipëria e ka “Gjykatën Kushtetuese” në Venecia, Kosova e ka në Prishtinë!
6- Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbahet mend se ka rrëzuar dy presidentë, një kryetar Kuvendi, një qeveri, në Shqipëri nuk mbahet mund kur ka dhënë vendimin e fundit.
7- Në Kosovë në fillim bëjnë fushatë elektorale, pastaj vjen dita e votimit dhe po atë ditë humbësi uron fituesin. Në Shqipëri, ditën e votimit të dy palët shpallin fitoren dhe pas saj nis fushata elektorale.
8- Shqipëria u bë shtet me ndihmën e Austrisë nga konferenca e ambasadorëve në Londër më 1913, Kosova më 2008 me ndihmën e SHBA, dhe bashkimin e presim kur të jemi në BE!
9- Kosova ende nuk ka hapur negociatat me BE-në, Shqipëria i ka hapur disa herë!
10- Në Kosovë flitet për Shqipërinë e Madhe, në Shqipëri, flitet për Kosovën e Madhe!