Dikush t’i thotë Stefano Marcellit të mësojë historinë, para se të përmendë shqiptarët!

Nga Ylldije Sulka

Dikush t’i thote italianit, gjitonit tim, se nuk e ditka historinë dhe se, edhe pse historia dhe filozofia janë shkenca humane, pa ditur mirë njërën, atë që është e para, historinë, nuk mund të dish të dytën, aq më pak t’ua sugjerosh të tjerëve.

Matanë detit tuaj i dashur Marcelli, shtrihet nje vend fqinj që quhet Shqipëri e si vende fqinje, kemi dhe histori të përbashkët por që nuk e njihkeni.

Dhe na thërrisni “joempatikë”…!!!?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë, e pres të kërkoni një falje publike!

Ndoshta ju si bir i një vendi të “madh”, Italisë, nuk e keni mësuar se në këtë histori të përbashkët, në mbijetesën tuaj, një Kalorës me emrin Skënderbe me gjithe ushtrine tij shqiptare, mbrojtën vendin tuaj dhe kjo ndodh nga EMPATIA, i dashur dhe, kjo është rënia e parë e teorisë suaj.

Nisur nga shkrimi juaj i botuar në një media në Kosovë (për dijeninë tuaj, Kosova është pjesë e shkëputur  nga Shqipëria njëqind vjet më parë sepse paraardhësit tuaj (Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në 19121913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër“, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e MadheFrancaGjermaniaAustro-HungariaRusia dhe Italia– The London Conference of 1912–1913, also knoën as the London Peace Conference or the Conference of the Ambassadors, ëas an international summit of the six Great Poëers of that time (Austria-HungaryFranceGreat BritainGermanyItaly and Russia – WIKIPEDIA.), pra ata paraardhës, nuk ishin empatikë qe ta kuptonin se po jepnin kontribut për cungimin e një vendi aq më shumë fqinj ose gjiton (gjiton i themi nga dashuria atij që e kemi afër shtëpisë – ta mbash mirë, si në gji), pra ju që jeni empatikë, kaq shumë na ndjetë, saqë nuk mjaftoheshit me pushtimet, por vazhduat të kontribuonit edhe me cungimet dhe kjo ishte një shenjë falenderimi për kontributin që Shqipëria ka dhënë për Italinë.

Duke vazhduar rrjedhën e historisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dashur italiano,një ushtri erdhi përsëri nga përtej detit (nga Italia, po si falenderim), që edhe pse na luftoi, kur vendi juaj kapitulloi, ne me EMPATINE tonë, ushtarët që deri një ditë ose disa orë më parë ishin pushtuesit tanë, i falëm dhe i fshehëm sepse nazizmi i kërkonte për t’i pushkatuar – një këngëtar i madh i juaji ka emrin e vendit tim – Albano Carizi, bir i një historie të tillë, babai i të cilit shprehu mirënjohjen për këtë vend dhe njerëzit e tij, shqiptarët që e shpëtuan dhe e quajti djalin e tij, Albano apo ndoshta nuk e dini se në vendin tuaj i thërrisni Al Bano.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A mund ta përfytyroni që ta bëni ju një gjë të tillë në vendin tuaj?

Unë e besoj, pasi ne e kemi bërë.

Vazhdojmë me zhvillimin e historisë dhe me ndjenjën e madhe të empatisë.

Po gjatë Luftës së Dytë  Botërore, (me keqardhje e kam thënë, se ju nuk e dini historinë ose bëni sikur dhe merrni vec një opinion tuajin por që në të dyja rastet,  jeni paraqitur shumë keq sa i përket njohjes së historisë), pra në Shqipëri, në vendin tim më EMPATIK NE BOTE, ka ndodhur një MREKULLI!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë kohë, hebrenjtë kudo përndiqeshin, por mësoje, shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre përkundrazi,  i strehuan dhe sakrifikuan edhe jetën për ta.

Ky është rasti më unik në botë, kërkoni dhe do shihni.

A ka qenë Italia kaq empatike gjatë kësaj kohe?

Shqipëria PO!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky fakt iu dhemb vendeve “të mëdhenj” si puna juaj, por ne e kemi bërë.

A nuk tregon kjo EMPATI?

Historia vazhdon me kohën e izolimit total që ne na paska ndrydhur e ndryshuar dhe, edhe këtu ju bini se nuk e dini historinë ose nuk doni ta tregoni se do ta bënit ndryshe analizën.

Ndjehem e ofenduar dhe dua nga ju të kërkoni falje publike edhe për këtë që keni shkruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne, pikërisht se nuk u  ndrydhëm dhe nuk u ndryshuam (lëndime sigurisht që kemi), duam të ecim dhe të falim ashtu si u bë falja e madhe ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian që falën dhe ecën përpara (Itali – Gjermani dhe gjithë vendet e tjera) dhe ia kemi dalë. Ato që kanë ndodhur, ne shqiptarët si komb i lashtë e me kulturë, ia lemë në dorë drejtësisë dhe jo t’i kundërvemë njerëzit ndaj njëri-tjetrit si ju jeni përpjekur në shkrimin tuaj ta bëni.

Drejtësia le të bëjë punën e vet ani pse pas shumë viteve. Besoj e dini se ende vazhdojnë të dënohen përgjegjësit e kampeve naziste.

Pas rënies së Murit të Berlinit, edhe Shqipëria po përpiqej (edhe përpiqet) të ndërtonte demokracinë. Edhe pse me ekonomi të dobët, në vitin 1998, hapëm dyert për shqiptarët e Kosovës dhe i pritëm,  a nuk është edhe kjo EMPATI?

Natyra njerëzore është e tillë, thonë filozofët, nëse doni emra iu përmend që nga Sokrati e gjer tek ata të ditëve të sotme, por jo më parë se sa të të përmend se duhet të mësoni ju së pari historinë dhe kulturën e komunikimit dhe jo të sulni popullin ndaj njëri-tjetrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse popujt e tjerë kane nxjerrë jashtë ushtri pushtuese, vendi im ka nxjerrë Nënë Terezën (Skënderbeun e kemi vetëm ne – Ju dhe Ne), pra me këtë Nënë të Njerëzimit, mburreni  edhe ju dhe, edhe ne sigurisht, edhe pse ne nuk e bëjmë ves mburrjen, jemi modestë, empatikë dhe paqedashës.

Kështu jemi ne shqiptarët…, nuk thërrasim për figurat e mëdhaja (nëse doni, iu tregoj edhe për  kontributin e ilirëve në Romën e lashtë), jo se nuk kemi të meta, por natyra jonë është e tillë. Historia na e  mëson këtë si edhe shumë gjëra të tjera. Por pse nuk i shihni të vërtetat dhe t’i analizoni në vend që t’i thërrisni shqiptarët joempatikë!?.

Shkrimi juaj jo vetëm që nuk ka brenda të vërtetat që s’i mbulon asgjë në botë, por ka një qëllim (shpresoj të jetë padashje), pra një qëllim për kundërvënie ndaj dy pjesëve të një kombi, Kosovës dhe Shqipërisë për një aktivitet artistic (kujto një thënie të Çurçillit për kulturën gjatë LDB), që është kryekëput për pajtim dhe paqe.

Arti është një shtyllë që ngrihet mbi gjithshka për të ndërtuar të ardhmen, atë të ardhme që ju e keni ndërsa ne, vendet e Ballkanit, vazhdimisht po na e mohoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më mirë të punojmë e të gabojmë me mini-gjëra (lexo Mini-Shengen), se sa të luftojmë. Ndërsa ju doni të na ndani përsëri, pas më shumë se një shekull, por jo për fajin tonë.  Mos u mundoni se nuk e bëni dot, nuk na ndani dot, ndarje “de jure’ na e keni bërë, por ne “de facto” jemi bashkë.

Nuk e di se kush e ka bërë ftesën, por më mirë të shikojmë përpara dhe le të merret drejtësia me krimet e luftes, me të zhdukurit dhe shumë probleme të tjera që ka Kosova dhe Shqipëria me Serbinë. Por kjo nismë është art dhe si e tillë le të jetë një hap për të ardhmen.

p.s

Kimete – ty do të të shkruaj më vete, ky është (nëse mund ta quajmë) një ‘sherr’ mes vëllezërve që edhe ty, kur inatosen të thërrasin ‘Qimete’ në vend të Kimete, sikur e ke shkruar por edhe nëse jo, unë e di sepse i njoh shqiptarët, si të “tutë”, ashtu edhe të ‘mitë’. Nuk kemi ndryshim, as në një pikë, madje jemi kaq shumë të ngjajshëm sa janë vëllezërit e një gjaku, kujto se sa shqiptarë të Shqipërisë erdhën dhe luftuan kundër pushtuesit serb.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

TemA