“Don Kishotët e Ballkanit”, në luftën e tyre imagjinare për të fituar ndaj SHBA-ve!

Nga Aranit Muraçi

Shqiptarët fatkeqësisht deri më sot, nuk dihet arsyeja se përse, nuk kanë mundur dot të ndërtojnë me forcat e tyre një shtet normal, ndërsa si komb historikisht duket se kemi edhe një memorie të dobët, në raport me të tjerët, ashtu sikurse edhe me veten.

Ka nga ata që vënë sot ende në diskutim raportet e kombit tonë me SHBA-të dhe thonë se për të ndërtuar një shtet apo komb modern, është më mirë të refuzojnë ndihmat ose këshillat që vijnë nga përtej Atlantikut.

Për të shpëtuar kombin shqiptar, kujtojmë se jo më larg se dy dekada më parë SHBA-të kanë rrëzuar në Ballkan regjime që komandonin ushtri dhe kryenin gjenocid karshi shqiptarëve. Jo thjesht individë! Me siguri veprimet i kryen pa marrë në konsideratë asnjë këshillë që iu vinte nga jashtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk dihet se çfarë të drejte përdori SHBA, për të paralajmëruar, bombarduar dhe gjunjëzuar regjimin e Slobadan Milosheviçit, brenda pak ditësh, përderisa në Serbi, Rusi, Kinë dhe disa vende të tjera të BE-së, ende konsiderohet e padrejtë ndërhyrja dhe bombardimi i saj. A u pyet dhe a u akuzua SHBA nga ndonjë gjykatë, lidhur me akuzat që adresoi në drejtim të Milosheviçit?!

E pretendojnë një gjë të tillë, ndoshta iu ka humbur memoria 20-vjeçare, ndoshta bëjnë sikur nuk e dinë disa, që lufta e Kosovës iu kushtoi SHBA-ve më shumë se 30 miliardë dollarë, sipas analizës së bërë nga “The Guardian”, rreth ndikimit ushtarak, ekonomik dhe njerëzor të konfliktit. Mediat e huaja raportuan se shumë nga vendet e tjera anëtare të NATO-s nuk ishin dakord për luftën kundër ish-Jugosllavisë, ndërsa ajo u kundërshtua edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB.

Por megjithatë, kjo nuk i pengoi SHBA-të të merrnin vendimin e duhur dhe të paguanin vetë faturën. Me “pultin” që komandohej nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sekretari amerikan i mbrojtjes së asokohe, William Cohen, foli në Kongres mbi fushatën e bombardimeve. Siç premtoi, në tokë nuk zbriti asnjë ushtar, ndërsa shpartallimi i Millosheviçit do të realizohej nga avionë përgjues elektronikë të SHBA-së dhe avionë elektronikë të marinës dhe trupave detare.

Më 24 Mars 1999, (NATO) filloi sulmet si përgjigje e një vale të re të spastrimi etnik të nisur nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, më 20 mars, kur Milosheviçi preferoi të mos i bindej asnjë prej paralajmërimeve të DASH. Përveç pozicioneve ushtarake serbe, fushata ajrore e NATO-s shënjestroi ndërtesat e qeverisë serbe dhe infrastrukturën e vendit, për të destabilizuar regjimin e Millosheviçit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 10 qershor, bombardimet e NATO-s përfunduan, kur Serbia kapitulloi dhe ra dakord për një marrëveshje paqeje që çoi përfundimisht në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova si dhe zëvendësimin e tyre nga trupat paqeruajtëse të NATO-s.

Me përjashtim të dy pilotëve amerikanë të vrarë në një mision stërvitor në Shqipëri, asnjë personel i NATO-s nuk humbi jetën në operacionin 78-ditor. Incidenti më i diskutueshëm ishte bombardimi i 7 majit në ambasadën kineze në Beograd, që vrau tre gazetarë kinezë dhe shkaktoi një krizë diplomatike, në marrëdhëniet SHBA-Kineze.

Millosheviçi u rrëzua nga pushteti, pas një revolucioni popullor në Tetor 2000. Ai u zëvendësua nga i zgjedhuri Vojislav Koshtunica, një nacionalist i moderuar Serb i cili premtoi të riintegrojë Serbinë në Evropë dhe në botë, pas një dekade izolimi. Slobodan Millosheviç vdiq në burg, në Holandë, më 11 Mars 2006, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Pasi vdiq, ndaj tij gjykata nuk arriti të merrte asnjë vendim. Ende sot në Serbi janë të shumtë ata që mendojnë se Millosheviç kishte të drejtë dhe madje “Kosova është ende Serbi”. Megjithatë për SHBA-të, Kosova është aty ku është dhe ashtu siç është, ndërsa politika serbe e mentalitetit të prapambetur të Milosheviçit do të zbehet me siguri, me kalimin e kohës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miguel  Servantes e shkroi “Don Kishotin” rreth 5 shekuj më parë, kur SHBA nuk ekzistonte si komb. Shkrimtari i madh do të qeshte me siguri sot me “donkishotët e Ballkanit”, në luftën e tyre imagjinare,  për të fituar ndoshta edhe kundër SHBA-ve.