
Nga Parim Olluri
Albin Kurti dukej politikan i vogel sot!
I parendesishem. Politikan i zakonshem ballkanik. Qe shfrytezon xhipat e zinje per pune personale. Per ta votuar nje dost te tij ne Tirane.
Politikan ballkanik qe shfrenohet ne shpenzime luksi te derivateve e meditjeve, pas uljes se pensioneve e shtesave te mjekeve e infermiereve, luftetareve te rrezikuar te pandemise.
Eshte dashur qe t’iu tregoj qe ne Kosove eshte e kunderta.
Qytetaret e Kosoves, shtetit qe ai e udheheq, nuk po kalojne dite te bukura. Por, dite te zeza.
Jemi i vetmi shtet qe e kemi nen dry qendren e vaksinimit te popullates. S’ka vaksina!
Jemi i vetmi shtet qe s’kemi plan te rimekembjes ekonomike. Ne fakt, edhe me keq. S’kemi as plan program qeverises.
Jemi e vetmja popullate qe i lutemi vetem Zotit per te shpetuar nga virusi, sepse lutjet drejt Qeverise nuk rezultojne te sukseshme.