Luli s’mban dot t’krumen, Iliri sfurkun

Nga Frrok Çupi

Bash në ditën kur Iliri po i ulërinte Lulit që të kapte sfurkun e të shponte barqe njerëzish në mbrojtje të votës, bash në atë çast Luli u kap duke e futur sfurkun në pantallona. E keni parë të gjithë (edhe gjithë kontinentet) dje atë video të regjistruar nga Luli për kundruall frikës së Ilirit. Luli, teksa qindra militantë të PD ishin mbledhur rreth e tij e ky i hipur në një gjë si makinë a si karrocë ngriti dorën me dy gishta si një sfurk, e futi në pantallona…, dhe aty nisi performanca e kruarjes që nga nënbarku, shalët e deri te thembrat.

Luli nuk duron kur i vjen të kruhet, apo sfurku në pantallona kishte kuptim? Çfarë ndodhi?

Luli e mori ‘sfurkun’ e gishtave nga maja e krahut mbi kokë dhe nisi ta shtjerë në pantallonat e tij. Mblodhi zorrët, krijoji një hapësirë mes lëkurës dhe rripit, dhe nisi të kryejë misionin. Misioni i Lulit ishte jo vetëm ‘e krumja’, por që ta fshihte sfurkun në pantallonat e tij. Por e futi shumë thellë, vërtet thellë deri mbi bërryla. Luli i ka edhe krahët e gjatë dhe u duk se sfurku i kapi çorapet nëpër tubin thuajse bosh. Këtë bëri Lul Basha në sy të militantëve të vet revolucionarë që kanë bërë gati skuadrat e armatosura të Partisë për mbrojtjen e votës. Një njeri e vranë dje në Elbasan, por tani Luli po praktikon sfurkun, jo pushkën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një poet revolucionar rus i Luftës së Dytë, Majakovski, kur vuri re këso liderësh dhe revolucionarësh, u tall me ta dhe shkroi poemën ‘Rè në pantallona’. Majakovski tallej me mburravecët që mbushin pantallonat, ndërsa Luli e fshehu sfurkun e dy gishtave thellë në humnerën e poshtë barkut. Kur e pa Iliri këtë skenë, doli nga vetja. Iliri është president i Republikës, që po ta kishim pasur në kohë festash, do të ishim tallur rrugëve duke e ngacmuar me krande. Por është president dhe ai na kërcënon me ‘sfurqe, hanxharë, kosore’, “ngrehuni dhe bjeruni!’. Iliri, i akuzuar si ‘vrasës me pagesë’ dhe më i korruptuari i kontinentit, nuk është fare-fare idiot; ai u është drejtuar mjeteve primitive të terrorit me qëllim që të fshehë figurën e tij si përdorues ‘i katër snajperëve’ dhe ia armëve të kohës që përdoren në vrasjet me pagesë. Ilir Meta është betuar- sipas mendjes së tij të tharë- se do ta zhysë në gjak këtë popull, vetëm e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij të ndotur me krime dhe korrupsion.

Mirëpo kur e pa ‘të dashurën e tij’ Luli që e zhyti në pantallona e nuk e zhyti në gjak (sfurkun), atëherë i doli vetja komplet jashtë kontrollit. Atëherë Ilir Meta iu kërlesh Lul Bashës dhe i tha ‘Ça po kërkon atje poshtë në pantallona, more?! Se mos ke gjë ti atje, dërrasë je!’.

Lul Basha e mori mesazhin prej Metës, por edhe Ilir Meta prej Lulit. Këta tani janë të dy në rolet e lepurit të vogël dhe të lepurit më të vogël. Secili nga ferra e vet i tregon tjetrit çfarë ka në pantallona. (Thuajse si Majakovski me retë në pantallona). Luli i tregon detashmentin e pëdëistëve të trashëguar nga i pari i tij, ndërsa Iliri i tregon Lulit se ka me vete pikërisht ‘të parin’ e Lulit, atë të madhin Berisha. Këto janë dy garnizonet që mbajnë dy gëmushat përballë njëra tjetrës; dhe, i tundin nëpër pantallona. Meta ka shkulur një dhëmb, më duket dhëmbin e qenit, pi raki dhe dëshmon se i është hequr dhëmbi duke ngrënë mish rilindasi. Ndërsa Luli bën isharete, duke i tundur sfurkun të zhytur poshtë te vetja, jo në mish njeriu.

Të dy palët janë betuar ‘o sot o kurrë!’, se do t’i venë flakën vendit. Edhe në qoftë se ky fat i keq nuk ishte besuar deri më sot, tashmë kjo bëhet e besueshme se Shqipëria e mjerë e ka vendin në atë tub të boshatisur pantallonash, ose edhe në Malin me Gropa ku Iliri fsheh kufoma.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por sidoqoftë, duhet të presim derisa të dy të merren vesh mes tyre, në radhë të parë për totemin e përbashkët: Gypin e pantallonave.