Nga Kreshnik Spahiu

Javën e kaluar isha në Shqipëri për të festuar me të afërmit e mi, vitin e ri.

Në një nga restorantet e Tiranës ku po drekoja, takova rastësosht 4 miq dhe mikesha të mia, anëtarë dhe anëtare të kryesisë së Partisë Demokratike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

U ula 5 minuta për të ngritur një dolli dhe për t’i uruar fitoren. Të katërve iu iku ftyra dhe ju ngeli gjeli në grykë.

-Ç’keni ore, ju thashë, sepse gjykova, që ata menduan se po bëja shaka dhe ironi?

-Ç’fitore zeza, mu përgjigj ajo që është anëtarja më aktive në media nga drejtuesit e Partisë Demokratike.

-Kemi tre muaj që duam ta kontaktojmë Lulin por nuk na hap telefonin. I dërgojmë mesazhe por nuk na pret në takim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk u çudita aspak.

Kjo është një histori që përsëritet tash e 30 vjet.

Kjo nuk është sjellja e Lul Bashës, por e Sali Berishës.

Ai izolohej 6 muaj para zgjedhjeve dhe i publikonte listat e deputetëve 6 minutat e fundit para skadimit të afatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E ka pas traditë që t’i vrasë politikisht miqtë e tij në minutën e fundit, me qëllim që mos t’ju japë kohë atyre, as të shkojnë te kundërshtari, por as të kandidojnë si të pavarur në zgjedhje.

Thjesht i djeg të gjithë minutën e fundit pasi ju ka dhënë besën dhe pasi i ka futur në “familje”.

U thashë me qetësi tre miqve të mi në Partinë Demokratike: “Mos e fajësoni Lul Bashën, as Besnikun, as Jarin, as Gencin. Ata janë rob koti. Listat i ka Sali Berisha në Gjirin e Lalzit dhe po i konsulton me familjen e tij”.

A ju kujtohet zhurma dhe reklama e para 6 muajve me “Komisionin e Besnikut dhe Gencit”?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishin 6000 kandidatë dhe mbetën 1000 emra për deputetë. Që nga ajo ditë plasi “lufta”.

Listat u futën në sirtarin e Saliut dhe Komisioni i “Besnikëve” u shpall në kërkim.

Nuk i gjen askund. Nuk flasin më për lista dhe konkurrencë.

Ndërkohë aleatët kërkojnë lista nga Basha dhe ai shmanget.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gënjen çdokënd.

Gënjen Komisionin.

Gënjen aleatët.

Gënjen Kryesinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gënjen kandidatët.

Gënjen jo se është mashtrues, por as ai nuk e di kush do jetë lista, sepse ja jep Sali Berisha minutën e fundit.

Listat e opozitës nuk i bën as Besniku dhe as Jari, por Berisha dhe Meta.

Ata do ndajnë “tortën” e ushtarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri atëhere nuk do ketë as mbledhje Kryesie dhe as Komisioni.

Ndërkohë kryetarët e degëve po largohen. Ka plas lufta e hapjes së dosjeve si spiuna.

Modeli “Gurakuqi” nuk është i veçuar. Pas dy muajsh do dalin me mijëra “Gurakuqë”.

Ora e shthurjes totale të opozitës po afron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duroni dhe dy muaj dhe do të shikoni.

Ndërkohë Genci, Jari dhe Besniku as familjen e vet nuk do fusin dot në lista.

Ata i duhen Saliut, që pas humbjes së 25 prillit t’i përdorë si alibi, që fajin e humbjes nuk e kishte Lulzimi i tij në parti, por ish-ministrat e vjetër të Komisionit, që do ju humbasë “Nami dhe Nishani”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";