Meta si lider opozite, Basha si president

Nga Astrit Patozi

Ilir Meta duket shumë i shqetësuar me të drejtë për draftin e Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor, ndaj edhe po reagon përditë me ashpërsi.

Megjithëse e ka mbyllur historinë e tij me zgjedhjet, kur ka dekretuar 25 prillin, të vetmin rol që i ka caktuar kushtetuta. Më tepër se kaq nuk mund të bëjë, të paktën zyrtarisht.

Çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që i takon të jetë pala më e interesuar dhe personi më i vëmendshmëm për rregullat e lojës së 25 prillit.

Këtë qetësi, thua ta ketë vetëm nga sondazhet që nxjerrin fitues plebishitar, apo ka ndonjë arsye më shumë?

Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike.

Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër pas këtyre zgjedhjeve, të cilat Edi Rama i pilotoi fillimisht në një media të Ylli Ndroqit dhe pastaj u bënë popullore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";