Një fund pa lavdi siç dinë ta japin vetëm amerikanët

Nga Ardit Rada

Lajmi që vjen përtej kontinentit se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA, është padyshim i mirë. Ky lajm vjen si një reflektim i botës perëndimorë ndaj të gjitha padrejtësive të bëra në kurriz të shqiptarëve në 30 vite. Shtetet e Bashkuara pra, nuk i paskan mbyllur sytë para ngjarjeve më të kobshme që ky vend ka përjetuar, nga trazirat e 97, tek Gërdeci dhe 21 Janari. Të gjitha nën qeverisjen e Sali Berishës, personit që edhe në opozitë ka bërë thirrje veç për radikalizim me hunj e zjarre.

Departamenti Amerikan është kujdesur jo më kot që në listë të fusë të gjithë familjen e ish-presidentit që më pas na u rikthye si kryeministër për ta gjakosur sërish vendin. Pengesa që i ka vendosur fëmijëve të tij është ‘hakmarrje’ në emër të shqiptarëve ndaj njeriut që prishi ëndrrat e fëmijëve të popullit të tij. E pra, nuk do të ketë kurrë një ‘American Dream” për pasardhësit e Sali Bershës, të përfolur gjatë qeverisjes së të atit si abuzues e përfitues nga Gërdeci e deri te privatizimet e ndërtimet.

Të paktët zëra brenda PD-së që kanë reaguar pas këtij vendimi ekstrem flasin për konspiracione. Mbështetës periferikë të Berishës shkruajnë në rrjetet sociale se shpallja ‘non grata’ vjen nga klani Vuçiç-Rama duke njollosur kështu presidentin Joe Biden. Por duke harruar se ambasadorja Yuri Kim që e ka duartrokitur vendimin e DASH, ka ardhur nga administrata e Donald Trump. Qesharake dhe e pavlerë të komentohet më gjatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Akuzat nga pasurimi në sajë të pushtetit, tek aktet korruptive janë kopsitur sikur Anthony Blinken të kishte jetuar mes nesh. Sot është dita që t’i themi faleminderit SHBA-ve. Amerikanët na mësuan se nëse drejtësia jonë vonon dhe harron, kjo s’ka ndodhur mijëra kilometra larg.