Një këngëtar serb na ndau. Po një politikan serb, po një mijë lobistë serbë, ç’mund të na bëjnë?!

Nga Edmond Arizaj

O Zot! Si s’pate pak mëshirë, po na bëre kaq të pamend ne shqiptarëve!

Jo një e dy. Jo njëqind e njëmijë…

Si mundet vallë, si mundet, të rreshtohemi kaq fëmijërisht e ushtarakisht, o pas, o para, një këngëtari serb?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si mundet vallë të kthejmë pushkët kundër njëri-tjetrit në emër të një këngëtari serb, qoftë edhe si strumbullar për të zbrazur të tjera hatërmbetje e shigjet-helmëse karshi njëri tjetrit.

Nga erdhi kjo duhmë e zezë përçarjeje?

E pandodhur edhe kur në Shqipëri zbriti ekipi kombëtar serb, dhe e mbani mend se çfarë ngarkese kishte atëkohë.

Nuk e di. Nuk e di pse kaq pamend. Veçse atje në Serbi, do jenë duke fërkuar barkun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një këngëtar e i bën shqiptarët lëmsh, po një politikan serb, po disa, po mijëra lobistë?!

E mos qoftë e thënë që pamendësia jonë të jetë transmetuar “kanaleve” të thashethemit diplomatik.

-Çfarë, çfarë po bëjnë ata shqiptarët.

-Hahaha. Po zihen mes veti kush e do më shumë atdheun; ata që dëgjojnë këngë serbe, apo ata që ushqehen me mall serb.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuku nëne, do sokëllinte baca Isë e do kthehej përmbys aty në varr, pranë Mitrovicës.