Një vjeshtë e zjarrtë na pret!

Nga Pajtim Bello

Konferenca e datës 5gusht 2021 që mbajti Z.Berisha paralajmëron se ditë të vështira do të vijnë. Zjarret e gushtit do të shuhen por zjarre të tjera do të ndizen. Nuk duhet të ketë dyshime se Partia Demokratike nën trysninë e e Saliut me të tijët, si çobanët që dogjën kullotat, do të ndezin zjarr pas zjarri dhe, nëse do t’ia dalin, do ta kthejnë vendin në tokë të djegur.

Nga fjalët e Z.Berisha u kuptua qartë se Kryetari aktual i PD i kishte raportuar për të gjithë bisedën që Ai kishte zhvilluar me Znj. Kim, gërmë për gërmë e presje për presje dhe qëndrimet e Z.Basha ishin në të njëjtën linjë me ato të Z.Sali. Kjo konferencë, më tepër se të informonte opinionin publik, lëshoi kërcënime të koduara e të hapura ndaj SHBA, ndaj Ambasaores Yuri Kim, ndaj një numuri politkanësh vendas e të huaj dhe ndaj qytetarëve shqiptarë.

Fytyra e SHBA pikturua në dy fjali të shpesh përsëritura në ligjërimin e Z.Sali: “Diktatura dhe Bari!..”, “Transparenca dhe Bari!..” dhe në emërimin e Znj Yuri Kim si Guvernatore e Shqipërisë. E çfarë mun t’iu komentosh më shumë këtyre fjalive?! Janë formuluar shkurt, qartë dhe shumë shprehëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk janë paralamërime. Jo, këto janë goditje të Anijes Amerikane drejt e në bash dhe ije më ije! Por nuk u goditën e kërcënuan vetëm SHBA dhe përfaqësuesit zyrtar të sajë por shumë e shumë të tjerë shqiptarë politikanë, gra e burra politikanësh, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë e familiarë të tyre.

U la të nënkuptohet se Z.Sali do të hapij arshivën e tijë ku duket se ka mbledhur të dhëna para e pas 1990; të sistemuara këto sipas interpretimeve e qejfeve të gazidedëve të SHIK-ut, shehlerëve të policisë së shtetit etj shërbime të huaja.

Do të synojë të ndotij atmosferën dhe të përpunojë opinionin duke i përbaltur të gjithë. Makina e baltës është thirrur për ndihmë. Në mënyrën më të prerë dëklaroi se do hyjë në Parlament si deputet i PD. La të kuptohet se kjo është vendosur në strukturat drejtuese të PD.

Me pak fjalë Z.Berisha nuk do të veprojë i vetëm por në aleancë me deputetë, me antarë e simpatizantë të PD dhe të tij. Kjo u përsërit nga Z.Berisha dhe duke i patur krahët e ngrohtë Ai deklaroi se kujtdo që më pengon të hyj në parlament do ti përgjigjem dhe nuk do të jem vetëm. Tashmë është e qartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë konferencë Z.Sali dhe PD i hodhën zaret, e nisën lojën dhe sipas tyre do ta fitojnë; jo për vehte por për shqiptarët, që këta të mos katandisen të hanë bar siç na dëshirokërka SHBA!… Në të vërtetë kjo që u tha në këtë konferencë ishte paralajmëruar nga qëndrimet e Z.Basha dhe akoma më fort nga disa megafonë opininistësh shqiptarë që nga Parisi, nga Roma dhe nga Moska; ashtu siç kanë qenë shumë të shpeshta edhe nga Tirana.

Prej mbi një vit një Trajektore AntiAmerikane është përvijuar qartaz, ajo mbahet e ndezur dhe e ngarkuar përmes mesazherëve antiamerikanë dhe antishiptarë. Për fat të keq nuk janë edhe aq pak, por janë gjithnjë të njëjtët. Drejtuesit e emisioneve televizive janë dashuruar me ta dhe vështirë që të tillët të mungojnë nga ekranet. Nejse, të të duan drejtuesit e emisioneve televizive nuk do të thotë se të duan shqiptarët dhe kjo është provuar.

Nga këta mesazherë e politkanë kundër SHBA është folur shumë dhe ndoshta më shumë se para vitit 1990. Deri pak para kohësh është folur me kode por tashmë po flitet hapur. Përse vallë?! Kujt i inetereson ky AntiAmeriaknizëm, si veprimtari sistematike e koordinuar dhe me objektiva të qarta.

Tashmë këta mesazherë dhe politikanë, duke u shapllur si zotër të shtëpisë, i kanë kërkuar SHBA të mbajë duart larg Shqipërisë!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pra SHBA jo që nuk duhet të jetë brenda në Shqipëri por as mos të guxojë të zgjatij duart të na prekij kufirin!.. Por duhet ta dinë se përgjigjia e popullit shqiptar do të jetë e fortë dhe fundme. Do ta kuptojnë se deri sot janë përkedhelur shumë nga shqiptarët e për hir të së vërtetës më shumë nga SHBA, që i kanë duruar edhe pse këta të paudhët kanë shkelur vijën e kuqe!..