Për inat të Edi Ramës, që s’guxoni t’i përmendi as emrin, keni zgjedh vdekjen

Nga Kimete Berisha

Shqipëria i ka vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, e presidentes Osmani nuk ia zë goja emrin e Edi Ramës, kur e uron për fitoren në zgjedhje, thuajse e ka rival politik!

Kur nuk ta zë goja emrin e dikujt, do të thotë, e urren.

E urren zyrtarisht, në emër të Kosovës!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shprehja publike e urrejtjes dhe neverisë është amatorizëm i madh, është disfatë!

Larg është Edi Rama për Ty.

Për Juve.

Përveç vaksinave kineze, e keni refuzuar edhe ndihmën e Edi Ramës me vaksina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sepse jeni bë të ‘mëdhejj’!

Ju erdh dita me zgjedh dhe me refuzu!

Mes jetës dhe vdekjes, për inat të Edi Ramës e keni zgjedh vdekjen.

Më e pranueshme vdekja ‘e shqiptarëve nga Covid-19’ sesa vaksina e ‘rivalit politik’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po harroni se nuk jeni bërë vet të ‘mëdhej’, po ju ka bërë votuesi, të cilin keni filluar ta habisni!

P.S. Ty të kemi presidente të ‘ahiretit’, se me të gjallët nuk merresh!