Politika shqiptare si pas “betejës së Stalingradit”: Çfarë fshihet pas heshtjes së madhe?!

Nga Ylli Pata

Politika shqiptare e pas 25 prillit i ngjan situatës  pas “Betejës së Stalingradit”, ku njëra palë është e tronditur nga disfata e rëndë në betejë, në të cilën kishte investuar gjithçka, e pala tjetër duket e ezauruar.

Si mazhoranca, ashtu edhe opozita, duket se kohën e pushimit, e kanë shfrytëzuar më së miri për të fshehur dhe mungesën e një ideje të qartë se ç’duan të bëjnë me stinën më të re politike në vend.

Në fakt, mazhoranca, pra Edi Rama e ka bërë të qartë se dëshiron një stinë të re politike, jo “pandemike”, e ka shprehur se nuk do t’i përgjigjet sulmeve të opozitës, por do të vijojë punët e mandatit të tretë qeverisës, duke qenë kjo edhe një shenjë për një sezon bashkëpunimi politik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por nga ana tjetër, nga mazhoranca, aktorë të saj, nuk ka ende ndonjë ide apo piketa si do të jetë apo si ata e mendojnë të jetë ky mandat i tretë, në qeverisje, në mënyrën e të bërit të politikës në parlament, përzjedhjen e njerëzve në ekzekutiv, administratë, si dhe logjikën e një drejtimi jo arrogant e me duart e pastra në këto 4 vjet.

I vetmi zë që ka qenë edhe si “I vetëm në shkretërirë” ishte ai i Petro Koçit, i cili qartësisht shpalosi qëndrimin se PS duhet të ketë një administratë të pastër dhe të papërfolur, shërbyese të njerëzve, e pa lidhje me grupe e klane të nëntokës.

Megjithatë, ajo që stonon më shumë në këtë rast është natyrisht opozita shqiptare, së cilës i takon të jetë zëri i shoqërisë në rinovimin e vendit, duke sjellë e imponuar ide e propozime, që të bëhen lejtmotiv të debatit publik.

Opozita përpara 25 prillit na u paraqit, si një grup i gjerë që përfaqëson shoqërinë, jo vetëm një grupim politik, me disa parti politike, pra si një aleancë e gjerë ku përveç Bashës e PD-së ishte edhe LSI-ja e Kryemadhit, PR-ja e Mediut, partia e Dukës, Shehit, Nokës, Idrizit, Vangjel Dules etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I gjithë ky “ansambël i gjerë” zërash, që na u përcoll jo si kompleks por si një përfaqësim i gjerë i shoqërisë, ka humbur në terr, pasi askush nuk flet prej 25 prillit.

Nga Partia Demokratike, i vetmi që flet është Tritan Shehu, i cili edhe është po i vetmi që mbron Sali Berishën prej ndëshkimit nga Deparamenti Amerikan i Shtetit. Tritani, një ditë mbron doktorin, e një ditë sulmon Ramën për Covid 19, kur vetë opozita pikërisht për pandeminë ka qenë si kova në pus, e nuk ka pasur asnjëherë asnjë qëndrim të qartë, por është varur tek zërat që vijnë nga mjekë që kanë mendime alternative me ato të komitetit teknik të ekspertëve.

Ndërkaq, LSI-ja e Monika Kryemadhit dhe e Ilir Metës është në një heshtje të gjatë politike, që duket varet nga qëndrimi i gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit, dhe konjukturat që krijohen prej saj.

Po mirë, po drejtuesit e partive aleate të PD-së, pse kanë humbur? Kur pikërisht këtë “thatësirë” të sjellë prej të mëdhenjve mund ta shfrytëzojnë për ta zënë fushën me politikën e tyre, që sido të jetë mund t’i japë zë opinionit publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aq gjëra ka për të folur, sa asnjëherë nuk do ta kenë mundësinë pikërisht këto parti të vogla për të qenë protagoniste.

Po përse heshtin?! Shumë e thjeshtë; sepse nëse flasin duhet të thonë diçka për Berishën Non Grata, për Fatmir Mediut që i janë hapur hetimet, apo edhe për shkarkimin e Ilir Metës. Nuk po flet as Idrizi për çështjen çame, apo Dule për minoritetin grek.

Nuk flasin pasi nuk e dinë rolin e tyre në parlamentin e ri. Do të rrijnë në grupin parlamentar të PD-së, e cila i ka zgjedhur deputetë, apo do të formojnë një grup tjetër “indipendent” por partner në opozitë? Diçka e kanë në mendje “pesë fantastikët” e Lulzim Bashës, se si ata e mendojnë organizimin e ri, por duket se “çështja Berisha” është më shumë se ç’duhet e koklavitur për tu shprehur qesim.

E mbetet që zërin e marrin debatet pa bukë që dalin si për konsum si ajo për afganët apo gjëra të tjera të ditës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, edhe për çështje të tilla, si ajo e afganëve përveç Edi Ramës eLulzim Bashës, duhet të ketë zëra të tjerë si opozita, ashtu edhe mazhoranca. Si vend i NATO-s, natyrisht që debati për këtë çështje duhet të jetë pjesë e politikës e oponionit publik, që më pas të përpunohet e të bëhet vendim në Parlament apo qeveri.

Nuk janë vetëm vendet e mëdha që po diskutojnë për këtë çështje, por edhe shtetet e tjera të vogla anëtare të Aleancës. Mali i Zi për shembull vendosi të mos pranojë asnjë refuugjat afgan, e kështu pati diskutime edhe nga anëtarë të tjerë të vegjël të NATO-s.

Këtu tek ne është paksa surreale situata: edhe gjithë katërvjeçarin akuzohet Rama apo edhe Basha për monipolizim të politikës, për përqëndrim të vendimeve etj etj, por kur krijohet edhe një hapësirë e vogël për ta zënë këtë rol, bien në qetësi për të pritur nga lart…

TemA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";