Pse Albin Kurti është i vetmi lider sot, që nuk e uron dot kryeministrin e Shqipërisë!

Nga Enver Robelli

Kur përzihesh në kopshtin politik të tjetrit!

Kryeministra, presidentë, politikanë partish të ndryshme nga Europa po e urojnë Edi Ramën për fitoren elektorale.

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje po hesht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe heshtja ka një shpjegim: kur hyn në një garë politike në një shtet tjetër për të luftuar partitë e atjeshme, tensionet e keqkuptimet janë të pashmangshme. Këtë e ka bërë VV.

Para se një parti nga Kosova të fusë hundët në politikën aktive në Shqipëri, duhet të krijohet baza ligjore për këtë.

E baza ligjore është bashkimi politik, për shembull.

Meqë kjo ide s’duket askund në horizont, VV preferoi të bëjë eksperimente politike. Eksperimenti dështoi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kujtesë mbetën kryeministri, ministra dhe deputetë arrogantë të VV-së që merreshin me kanalizimin e Kurveleshit, moçalet e Mallakastrës dhe kopallat e Kavajës.

Dhe këtë e bënin pa fije turpi duke pirë kafe në diellin e Durrësit, ndërsa Kosova përballet me krizën më të rëndë që nga viti 1999.

Ai defilimi i shefit të VV-së nëpër Lezhë si një “figurë mitike skenderbegiane” tani, më shumë se atëherë, i ngjan një karikature.

Kritikë meritojnë edhe ata politikanë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Lugina e Preshevës që u bënë vegla të shefit të VV-së në shëtitjen e madhe të Lezhës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç nuk kanë arritur disa politikanë të Tiranës t’i bindin udhëheqësit e Kosovës në vitet 90-të se “autonomia brenda Jugosllavisë është zgjidhja më e mirë për Kosovën”, madje duke shtuar se “pavarësia e Kosovës nuk është ide moderne europiane”, edhe politikanët e Kosovës nuk do të arrijnë ta “edukojnë” elektoratin e Shqipërisë për t’ia treguar “udhën e duhur”.

Ndryshimet në çdo shoqëri vijnë nga brenda. Tani mbetet të shihet si do të shkojë bashkëpunimi mes qeverive të Prishtinës dhe Tiranës. Kaq dihet: besimi i ndërsjellë është minimal.