Pse Berisha s’ngushulloi dje vdekjen e Xhelal Bashës, por çoi nga varri Beqir Ballukun?

Nga Kreshnik Spahiu

Dje Sali Berisha nga foltorja e Kamzës u mor me një të vdekur!

Sipas protokollit zyrtar, i vdekuri i fundit ishte Xhelal Basha (babi i Lulzim Bashës), por ai heshti.

Po pse Berisha dje nuk përmendi asnjë fjalë për Xhelal Bashën dhe u mor me Beqir Ballukun:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– sepse Berisha s’ka ruajtur asnjë traditë nga Malësia e Gjakovës dhe kodet etike të burrave të asaj treve.

Ai çoi nga varri Beqir Ballukun, që të shmangte ngushëllimin për Lulzim kopukun.

– sepse ndryshe nga Beqir Balluku i cili ishte politikani më popullor i Tironës dhe i kohës së komunizmit, Berisha ishte një servil dhe ushtar i vogël i atij regjimi.

– sepse socialistët ruajnë brez pas brezi gjeneratat e majta, qofshinin nipat e Rita Markos, mbesat e Beqir Ballukut, Llambi Gegpriftit, Gogo Nushit apo Mehmet Shehut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa demokratët nën mentalitetin e Sali Berishës kanë shkatërruar gjithë gjeneratat dhe brezat e së djathtës dhe askush nuk gjen më vlerën dhe mbrojtjen ideologjike familjare tek ajo parti.

– sepse Belinda ndryshe nga Lulzimi, është mbesa dhe gjaku i një gjyshi të burgosur politik dhe të pushkatuar në tunelet e Tiranës nga diktatura komuniste

– sepse Berisha është i kompleksuar nga ata që rrjedhin nga një gen politik dhe qytetar, duke e kuptuar ndryshimin mes derës së Beqirit, krahasuar me derën e të ndjerit Xhelal Basha apo Ram Berisha.

– sepse Berisha kur të shpall luftë të injoron edhe xhenazen, dhe për këtë arsye dje i duhej të shmangte një fjalë ngushëllimi për babin e Lulzim kopukut dhe u mor me gjyshin e Belinda Ballukut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– sepse dje në Kamëz e cila është qyteza simbol e “Tokës së Xanun”, ku toka i takon atij që e pushton sipas ‘Ligjit Berisha’, i duhet të sulmonte Be-Lindën, njeriun politik që sot është përfshirë në çlirimin e trojeve të pushtuara.

– sepse Lulzimi dhe babi i tij nuk janë më në listën e Saliut, por mbesa e Beqir Ballukut i prish planet nëse zë vendin e Ilir Metës si e para presidente femër në Shqipëri.

Heshtja për vdekjen e Xhelal Bashës dhe tundja e kockave të Beqir Ballukut, pasqyron qartë amoralitetin dhe mungesën e karakterit të Sali Berishës.

Ndryshe nga Edi Rama që ka mbledhur nipa dhe stërnipa të gjeneratave të majta, Berisha as për vdekje nuk i ngushëllon ata që bashkëpunoi tre dekada.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berishës po i shkele në kallo të trajton brez pas brezi si kufomë politike, prandaj dje në ditën e xhenazes së Xhelalit i trajtoi babë dhe bir si të vdekur.

Dje Berisha duke sulmuar genin e Belindës dhe duke injoruar ADN e Lulzimit, s’bëri gjë tjetër, por thjesht u kthye në origjinën e tij.