
Nga Endri Tafani
Nëse nuk njeh zgjedhjet i bie të mos pranosh mandatet.
1.Lojë e rëndë, pasi e kemi parasysh çfarë ndodh në këto raste me ata prapa në listë dhe që nuk pyet njeri sa deputetë ngelen ne parlament. E kemi parë e provuar. Nuk funksionon.
2.LSI u shpreh qartë që nuk do e bëjë më këtë gjë, bile kërkoi dhe falje.
Pra je vetëm pa aleate. Nuk funksionon
3.Duhet të kesh plan konkret të rrëzosh qeverinë të të plotësojë dëshirat.
Nëse jo me zgjedhje sepse do i vjedhë, atëherë me protesta?
Nuk pyet njeri e kemi parë e provuar. Nuk funksionon.
Me dhunë? Nuk të le njeri, e kemi parë e provuar. Nuk funksionon.
Shpresoj të kuptohet sa më shpejt. Nëse nuk kuptohet dhe vazhdohet me këtë budallallëk, atëherë i bie t’i shkruajmë një letër Kujtim Gjuzit e t’i themi na fal vëlla se të kemi paragjykuar…