Shembulli nga një “burrë” i vërtetë!

Nga Ilir Metaj

Ky është Daniele De Rossi,ish-kapiten dhe kampion bote me kombëtaren italiane.

Për një kampion të këtillë, do ishte e mirëkuptueshme edhe mungesa e modestisë.

Por jo për një burrë si Daniele De Rossi!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tek e fundit nuk mund të jesh një kampion i madh, pa qenë një burrë i madh.

Në këto ditë të nxehta vere, ai mund të ishte duke dhënë intervista të paguara, duke shitur imazh,apo duke shijuar famën e tij.

Por Daniele De Rossi zgjedh të jetë pjesë e stafit të kombëtares italiane, jo si drejtues, trajnier apo dikush me post të lartë, jo.

Kombëtarja e tij ka nevojë për të dhe ai është aty qoftë edhe për të mbajtur në kurriz çantën e topave me te cilët stërviten futbollistët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një kampion i famshëm si ai, u mban topat e stërvizjes futbollistëve të rinj pa e patur për turp apo ofendim.

Një burrë si ai!

Sepse a nuk është ky një prej “rregullave” të jetës në këtë botë? A mundet dikush të jetë profesionist, politikan, drejtues, kampion i madh, pa qenë më parë “burrë”?

Sigurisht që me “burrë” nuk e kam fjalën për kuptimin fizik të fjalës, por për konotacionin popullor të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për atë konotacion me të cilin populli thotë “Ai është burrë”.

Madje populli e përdor këtë konotacion edhe për një grua të madhe duke e quajtur “burrnesh”.

Dhe i referohet për këtë edhe një invalidi nëse ai ka treguar forcë shpirtërore, lartësi mendore, zemër të madhe, vullnet për sakrificë,ndershmëri, mbajtje fjale.

Të gjitha këto cilësi që të bëjnë burrë, populli i ka përmbledhur nën një fjalë të vetme : Nder.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nder dhe lavdi për ty Daniele De Rossi!